Është padyshim një nga serialet më të përfolur turk dhe nuk kishte se si ndryshe të mos trazonte vëmendjen e audiencës edhe këtu në vendin tonë. Po flasim për versionin turk të serialit “Desperate Housewives”, ose i njohur ndryshe në Turqi si “Umutsuz Ev Kadinlari”.
Ka plot katër vjet që “TV Klan” ka bërë të ditur se ka të drejtat ekskluzive të transmetimit të “Shtëpiake të Dëshpëruara” në territorin shqiptar, dhe siç duket më në fund do të shoh dritën e transmetimet. Ky serial starton në “Klan” duke filluar nga data 25 nëntor, për të ardhur tek shikuesit katër herë në javë, nga e marta në të premte në acces prime time, me rreth 150 episode të tre sezoneve të tij. Në këtë serial luan një nga aktoret më të mira turke, e njohur në vendin tonë si Gymysh, në serialin me të njëjtin emër, apo siç njihet si aktorja Songyl Oden.
“Shtëpiake të Dëshpëruara” në versionin turk pritet të ketë sukses në “TV Klan” dhe natyrisht një rikthim të audiencën në atë fashë orare, e humbur nga “Klan” me mbarimin e serialit “Dashuri e Ndaluar”. Përsa i përket versionit super të suksesshëm amerikan, ai është transmetuar me të gjitha sezonet në ekranin e “Top Channel”.
IMA / S. Dema