Së shpejti ekrani i Vizion Plus do të mirëpres edicionin e 6-të të Dancing with the Stars Albania. Përgatitjet tashmë kanë filluar dhe skena e re që do të inagurohet në datë 15 tetor do të ndizet sërish nga magjia e vallëzimit të yjeve që do të na shoqërojnë gjatë muajve në vazhdim çdo të enjte në mbrëmje. Por cilët janë ata? Edhe pse në javët më parë ju kemi zbuluar disa prej emrave të tyre, produksioni ka zyrtarizuar shtatë emrat e parë konkurent, të cilët po j’ua prezantojmë në vazhdim.
Niko Komani
Founder & Owner of Morphine Clothes. Fashion Designer, Personal Stylist, Fashion Director, Wordrobe Stylist në MAD ALBANIA.
Është një nga emrat më të lakuar në fushën e modës në Shqipëri dhe jo vetëm si personal stylist & fashion designer, por edhe për natyrën e tij të “çmendur” në përditshmëri. Niko Komani padiskutim mund të thuhet se tashmë është një “markë e licensuar” në shijet e VIP-ve më të komentuar në vend. I lidhur ngushtë me “international fashion” dhe të rejat më të fundit që industria botërore e modës prezanton, nëpërmjet frymëzimit të tyre dhe krijimeve personale unike ai ka arritur të sjellë edhe në Shqipëri një frymë të re në dukjen e artistëve më IN të momentit. Prej pak kohësh Komani ka hedhur në tregun online edhe linjën e tij të veshjeve, të cilën e ka quajtur “Morphinë”, një linjë që ndërthur stile, ngjyra dhe materiale nga më të veçantat në përbërjen e tyre.
Florian Agalliu
Florian Agalliu është një nga aktorët më simpatik të kohëve të fundit. Madje, ne 2013 në media u shpall edhe personazhi më simpatik mashkull. Florian Agalliu, aktori i teatrit, por gjithashtu edhe i një seriali televiziv, sezonin e kaluar performoi në shfaqjen “Shiko kush erdhi”. Njëkohësisht ai ka qene edhe imazhi zyrtar i “Lotarisë Kombëtare” në televizion. Ai është shfaqur për herë të parë për publikun në serialin komik “Komuna e Parisit” me rolin e Enos, një rol i cili i dha suksesin që e ndjek ende sot. Per Florin, puna e një aktori është po aq e bukur sa edhe e vështirë.
Albatros Rexhaj
Albatros Rexhaj është shkrimtar shqiptar i lindur në Prizren (1975). Jeton në Prishtinë dhe aktualisht bashkëpunon me shtëpitë botuese PEGI dhe DUDAJ në Tiranë.
Albatrosi është një shkrimtar i dashurisë dhe jetës. Autor i vetëm i Filozofia Urbane (Albatros Rexhaj), një prej faqeve më të dashura të publikut mbarë shqiptar ku publikohen mendime, vargje poetike, prozë poetike, prozë të shkurtër dhe krijime të tjera. Një shkrimtar, dramaturg, i cili ashtu si filozofët e antikitetit që u përpoqën ta sjellin filozofinë në rrugë, përpiqet ta sjellë filozofinë në rrjet. Rrjetet sociale janë shndërruar në rrugët e lashtësisë, në sheshet ku filozofët shpalosnin idetë e tyre për debat dhe njohje masive. Filozofia e Albatrosit është një filozofi e dashurisë për njeriun, për të rigjetur forcën dhe energjitë pozitive tek secili, për të anashkaluar urrejtjen dhe frikën nga ekzistenca.
Albatros Rexhaj është autor i disa dramave teatrore, librave të botuar në shqip (botuar nga DUDAJ dhe PEGI në Tiranë) dhe italisht (botuar nga Rizzoli RCS), tekste këngësh si dhe publikimeve elektronike. Veprimtarinë e tij krijuese e zhvillon në relacionin Tiranë – Prishtinë.
Në panairin jubilar të librit PRISHTINA 2013, Albatrosi është nderuar me çmimin AUTORI I VITIT 2013.
Dy prej dramave të Albatrosit, NË KËRKIM TË DALJES dhe ENGJËLLI I VDEKJES, janë vënë në skenë në Teatrin Kombëtar të Kosovës. NË KËRKIM TË DALJES është rivënë nga skenë edhe nga Teatri i Metropolit në Tiranë.
Libri ZONJA Z, botuar nga PEGI, u radhit si një nga bestsellerët e panairit TIRANA 2014.
Librat EDITH (nëntor 2013) dhe DITAR DASHURIE I NJË SHKRIMTARI (nëntor 2012), që të dy të botuar nga DUDAJ, u radhitën si atraksione letrare gjatë panairit TIRANA 2012 dhe TIRANA 2013.
Romani BOMBË NË BEOGRAD (Qershor 2012, DUDAJ), për tre muaj radhazi qëndroi në pesë librat më të kërkuar në Kosovë.
Libri LETTERA A UN AMICO ITALIANO DAL KOSOVO është botuar nga Rizzoli (Corriere dela Sera) në vitin 1999. Sipas statistikave zyrtare ky libër është botuar dhe ribotuar nga 15000 kopje. Duhet cekur se Rizzoli RCS është botuesi më i madh në Itali dhe një nga dhjetë botuesit më të mëdhenj në botë.
Adrola Dushi
Adrola Dushi, Miss Univers Albania 2012, ka perfaqesuar Shqiperine ne Miss Universe 2012 ne Las Vegas, Nevada, USA. Ne interesat e saj perfshihen noti, kercimi,blerjet,modelimi dhe filmat. Eshte dimplomuar per Marredhenie Publike dhe Komunikim ne Universitetin Europian te Tiranes. Endrra e Adrolas eshte te behet nje modele e famshme. Per Adrolen, familja ka influencuar shume ne jeten e saj, per arsye sepse anetaret e saj I kane qendruar gjithnje prane dhe e kane mbeshtetur ne cdo hap te sajin.
Rovena Dilo
Rovena Dilo ka filluar aktivitetin e saj publik ne 1990 si drejtuese e emisionit “Mbremje Kulturore ne krahte Adrian Krastes. Ne spektaklin e fundit te ketij emisioni u degjua per here te pare nje kenge incizuar ne studion e Radio Televizionit e kenduar nga ajo.
Per here te pare ajo vjen ne Tirane ne Pranvere 1993 ne “Kenget e Stines” dhe kendon “Nese naten vij”. Nje kenge suksesi, me te cilen vleresohet me cmimin e dyte.
Pas kesaj kendon kenge si “Kam frike nga dashuria”, “Simpati” perkatesisht ne Fest 93 dhe Kenget e Stines 94. kompozuar nga Alfred Kacinari. Nderkohe ajo zhvillon nje karriere aktive si kengetare ne vendin fqinj, Greqi.
Ne 96 rivjen ne Festivalin Kombetar me kengen “Kerkoja fatin” kompozuar nga Alfred Kacinari.
Ne 97 kendon ne Festivalin Kombetar kengen “Hape qiellin per mua” qe u rendit e katerta ne garen e kenges. Kjo ishte nje nga hitet e atij viti dhe mjaft e dashur per publikun.
Gjithashtu ne 98 merr pjese ne Kenget e Stines me “Qyteti im”.
Ne Fest 98, kendon “Fjale te perjetshme” te E. Zhulalit dhe vleresohet si “Interpretuesja me e mire”.
Ne “Kenga Magjike 99″ merr 2 cmime, vendin e trete ne festival dhe cmimin nga Kritika, nje balade e Ardit Gjebreas dhe Alfred Kacinarit.
Po ne Fest 99 kendon me orkestrim te Gazzibo, muzike te F.Tudes.
Ne 2000 me kengen “Ante i tokes sime” fiton cmimin e pare ne Festivalin Kombetar. Po kete vit ne “Kengen Magjike 2000″ fiton cmimin e dyte.
Ne 2001 ne Kengen magjike fiton “Cmimin e pare” me duetin e famshem “Per nje cast me ndal zemra” me Pirro Cakon.
Ne Festivalin 2001, Cmimi i dyte ne “Antinostradamus” me muzike te Pirro Cako.
Albumi i pare i saj “Ante” doli me 25 Dhjetor 2001. Permban 12 kenge nga te cilat 5 tekse i ka shkruajtur vete ajo. CD perben nje liberth me 16 faqe.
Rovena Dilo ka mbaruar fakultetin e Gjuhes dhe Letersise, i pelqen shume letersia dhe linguistika. Ndonjehere shkruan poezi dhe ka per hobi kercimin, notin dhe kopshtarine. Shenja e horoskopit eshte Demi. Ka asistuar ne disa seanca fotografike te fotografit te mirenjohur Fadil Berisha.
Ka dhene shume intervista ne gazeta e revista te Shqiperise dhe Kosoves. Ka dale ne 4 kopertina revistash ne Shqiperi ne AKS, Spekter, Jeta, dhe ne Kosove ne revisten Teuta dhe Rrezja e drites.
Beatrix Ramosaj
Eshtë e re, e bukur, e talentuar dhe më se e gatshme për të përballuar me sukses skenën. Quhet Beatrix Ramosaj dhe mban emrin e ish- Mbretereshes se Hollandes,Por suksesi i saj i vrullshem ne boten e muzikes po e shfaq ate pak nga pak si nje Princeshe te vogel te muzikes Shqiptare kjo per faktin e moshes se saj te re. Daljen e saj te pare e kishte ne Kenga Magjike 2010 me kengen “E dua beatin”. Nje kenge plot ritem qe arriti deri ne finalen e ketij evenimenti. Beatrix eshte mbesa tjetër e këngëtares Albërie Hadërgjonaj dhe motra e Argjentina Ramosaj. Ajo shprehet: “Tezja ime është frymëzim shpirtëror për mua, por zgjedhja e Liceut ka qenë ndikimi i nënës sime, Antigonës dhe i imi. Pjesemarrjen si konkurrente në festivalin “Kënga Magjike” ia dedikoj familjes sime. Komentet kanë qenë shumë pozitive dhe ka qenë një lloj testimi dhe një surprizë e bukur që më ka inkurajuar për të vazhduar më tej… Mund t’ju them që gjatë kësaj periudhe po punoj shumë dhe kam disa bashkëpunime, gjithashtu edhe klipi do të dalë së shpejti, por nuk po ju them më shumë, le ta lëmë surprizë.”
Dhe surpriza vjen dhe zbulohet ne shkurt te vitit 2011 kur Beatrix vjen Klipin e saj me te ri “Let Me Love You”, kenge e zhanrit R&B. Nje Produksion i Elgit Dodes dhe tekst i Big Bastes. Kenga flet per nje vajze te dashuruar e cila nuk ka kurajon e duhur t`ia shprehi dashurin djalit qe do. E pyetur nese kenga ishte per dike ne vecanti Beatrix pergjigjet: “Jo, nuk eshte nje dedikim, por thjesht eshte nje tekst i sugjeruar”.
Dorina Mema
Dorina Mema, trupi me i bukur i Bodybuilding, një vajzë e cila karrierën e saj e ka ngritur tek besimi në vetvete dhe ambicia profesionale. Prej shumë vitesh ajo ka investuar personalisht në pasionin e saj, por asnjëherë Mema nuk ka harruar që të ngrejë flamurin shqiptar në garat përfaqësuese. E stërvitur, trajnuar dhe mbështetur nga Federata që drejtohet nga Rando Kukeli, Dorina Mema pjesë të gëzimit të kësaj fitore që mban era dinjitet bën gjithë ata njerëz që besuan në të, ata që e kanë mbështetur ndër vite dhe padyshim të bijën, e cila është edhe motivi kryesor që ia bën jetën më të bukur. Pjesë e disa evenimenteve kombëtare e ndërkombëtare, me disa trofe te fituar, eksperiencën e fundit në “Wabba – World Championship” Mema e konsideron unike jo vetëm për faktin se për herë të parë u shpall fituese e “The best muscle doll”, por sepse në gjithë atë sallë të madhe rrethohej nga profesionistë të vërtetë, duke filluar nga konkurrentët, të ftuarit special, e deri tek anëtarët e jurisë.