Dy persona janë arrestuar pasi kanë kryer veprën “shantazh”, duke i kërkuar një femrës 25.000 euro për të mos publikuar foto dhe video intime të saj në rrjete sociale.
Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 14 prill, ndërsa arrestimi të premten, në Prishtinë.
Tutje në raport sqarohet se policia ka konfiskuar disa dëshmi në lidhje me rastin dhe me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 14.04.2020 – NN. Më 29.05.2020 pas hetimeve të zhvilluara nga njësiti i hetimeve janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur duke i kërkuar viktimës femër kosovar e 25.000 euro për të mos i publikuar foto dhe video intime të saj në rrjete sociale. Policia ka konfiskuar disa dëshmi në lidhje me rastin dhe me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.