Një shqiptare ka mahnitur me zërin e saj jurinë e Voice of Turkey teksa ka perforumuar shqip këngën e njohur popullore “Erdhi pranvera”. Ajo është Eugene Aliu e cila kaloi me sukses fazën e parë të konkurrimit.
Me kërkesë të jurisë, Eugena performoi edhe në gjuhën shqipe këngën “Erdh Pranvera” dhe mori duartrokitje të mëdha nga publiku i pranishëm dhe juria. “Faleminderit të gjithëve për urimet dhe përkrahjen tuaj!Tani jam një nga konkurrentet e edicionit “O ses Türkiye” dhe uroj që rruga ime të jetë sa më e gjatë. Më mjafton që ju të ndiheni të lumtur dhe krenar me mua për performancat e mia.” – shkroi Eugena në faqen e saj në “Facebook”.