Shqiptarja.com reagon pas përgënjeshtrimit të Ardit Gjebreas: Ja kush është gazetari që u takua me ju!
Një shkrim i botuar sot në të përditshmen “Shqiptarja.com”, duket se zhvendosi vëmendjen nga debati mbi rrëfimin e Marjan Rrokajt, tek reagimi i Ardit Gjebreas pas kritikave në publik.
Citimet e gazetës u përgënjeshtruan nga moderatori i “E diela Shqiptare” me një status në facebook: “Kush nga gazetat ka marrë një prononcim timin që ende nuk e kam bere? Cili apo cila gazetare me ka marrë një mendim në lidhje me 24 ore me…?
Jam kureshtar të di një emër që të firmosë atë çka unë i paskam thënë!
Nejse, me jepni kohë që të mos shkruaj në këmbë, por të ulem e me qetesi të jap opinionin tim. Neser më keni ketu, puna vazhdon.”
Por, pa u vonuar Shqiptarja.com ka nxjerrë në skenë autorin e shkrimit, gazetarin i cili pasi ka biseduar me Arditin, bëri dhe një foto.
“Sigurisht që z.Ardit Gjebrea, dje ka bashkëbiseduar me gazetarin e “Shqiptarja.com”. Siç edhe e kam shpjeguar në shkrim, ku kam pasqyruar dhe opinionin e Z.Gjebrea për intervistën e tij televizive me Marjan Rrokun, moderatori ka qenë në punë e sipër duke kryer xhirime për rubrikën “24 orë me…”, ku personazh ka lypësit në Tiranë. Të paktën, kështu siç më ka deklaruar. Sigurish që i jam prezantuar si gazetar dhe ai më ka mirëpritur. Kushtet ku është zhvilluar bashkëbisedimi (jo intervistë standarde pyetje-përgjigje), kanë qenë në trotuarin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Gjatë bashkëbisedimit për çështjen e intervistës së tij me të dënuarin me burg përjetë Marjon Rroku, z.Gjebrea ka dhënë opinionin e tij mbi këtë çështje, (jo intervistë) dhe më pas jemi përshëndetur sërish duke u ndarë miqësisht. Para se t’i jepnim dorën njëri-tjetrit, me kërkesën time kemi bërë dhe fotografi.”, shkruan gazetari i “Shqiptarja.com”, Elton Qyno.
Marrë nga Lapsi