Mediat greke kanë përshkruar me detaje konfliktin mes dy shqiptarëve në Chania të Kretës.
Sipas mediave helene, dy shqiptarë janë përfshirë në një sherr, që ngjan me skenat e filmave.
Fillimisht, një shtetas 25 vjeç kishte ndjekur me thikë një bashkë-atdhetar, mes turmës.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456PreviousNext
Më pas, 25-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur hyri me makinën e tij në një dyqan me qëllim për të goditur të riun tjetër po nga Shqipëria, i cili ishte ulur me miqtë në banakun e dyqanit.
Ngjarja u pa nga shumë njerëz, të cilët janë tmerruar kur vunë re se automjeti po shkonte drejt tyre.
Policia shkoi në vendngjarje dhe ka bërë të mundur prangosjen e të riut 25-vjeçar.