Televizioni italian TV2000 i ka dedikuar një emision të plotë zhvillimeve të 25 viteve të fundit të Shqipërisë dhe në veçanti atyre që në vendin fqinj ka bërë emër dhe vazhdonjë të jetojnë mes Italisë dhe vendlindjes.
Nga anijet e vitit ’91 tek diplomimi i Renzo Bossi-t, i njohur me nofkën Trota, nga liberalizimi i vizave dhe ndërhyrja e europarlamentarit Borghezio kundër proçesit për të hapur negociatat me Shqipërinë për anëtarësimin e saj në BE, e deri tek miqësorja e futbollit Italii-Shqipëri, tek vizita e Papës në Shqipëri dhe vizita e Kryeministrit Rama në Shtëpinë e Bardhë…
Kështu ka nisur puntata e të shtunës së kaluar e programit televiziv Today që transnetohet në kanalin TV2000 kushtuar vendit tonë.
Në drejtimin e gazetarit Andrea Sarubbi, e ftuar e tij ka qenë Sonila Alushi, sipërmarrëse e re në Itali, që si shumë të tjerë ka vendosur të qendrojë në Itali për të jetuar dhe realizuar ëndrrat e saj në planin profesional si dhe të jetën mes vendit fqinj dhe vendlindjes. Nëpërmjet përvojës së saj, Sonila ka shpjeguar rrugën e gjatë të integrimit të pjesës më të madhe të shqiptarëve në Itali. Gjithashtu, ajo ka analiUar situatën aktuale që po kalon Shqipëria, hapat prej gjigandi nga vitet ’90 deri sot, por edhe problematikat e ditëve të sotme, si edhe arsyet pse Europa do duhet të mirëpres Shqipërinë mes vendeve anëtare.
Bashkëbisedimi në studio është pasuruar edhe dy reportazhe: një mbi fenomenin e kthimit të shqiptarëve dhe italianëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për të jetuar e punuar, ndërsa tjetri, mjaftë i bukur dhe i ndjerë, për shqiptarë e Italisë. Besnik Molla, Eduart Shullanaj, Ilir Zgura, Lulzim Vulashi, Refiela Shoraj, Darina Zeqiri kanë rrëfyer historitë e tyre, copëza jete që pasqyrojnë sakrificat e shumë emigrantëve për një të ardhme më të mirë.