Episodi më i fundit i “Për’puthen” si gjithmonë ofroi debate dhe diskutime, por ai mes Sindit dhe Melisës, jo vetëm që e bëri këtë të fundit dhe disa pjesëmarrës të tjerë të largoheshin nga studioja, por shkaktoi edhe mjaft polemika në rrjet. Diskutimi i tyre nisi pas komentit që po i bëhej takimit të Sindit me Mevlanin dhe nga kjo bisedë, nisi që të flitej, si gjithmonë në fakt, për virgjërinë e Sindit, duke përfunduar pastaj me fjalinë e saj drejtuar Melisës: “Unë do bëj seks me atë që e ndjej e jo me atë që më jep një kafe”.
Po , shumë drama! Më shumë gjithsesi mund të lexoni këtu, ndërkohë që në lidhje me këtë debat ka reaguar edhe një prej ish-konkurenteve të programit, Shqipe Hysenaj. Sipas saj kanë qenë të shumë ndjekësit që i kanë kërkuar të thotë diçka dhe mesa duket Shqipja mban anën e Sindit. Për të, ajo ka thënë atë që dukej qartë që prej puntatës së parë, ndërkohë i cilëson si fallco konkurentët e tjerë.
Madje Shqipja ka thënë se kush “ngacmon më të vërtetën e emisionit do të ketë punë me të”, paralajmërim që e ka bërë bashkangjitur me një foto të Sindit.