Ora 22:00 e mbrëmjes së kësaj të mërkurë shënoi edhe fillimin e orës policore.
Për tetë orë me radhë i gjithë vendi do të jetë në shtetrrethim deri në 06:00 të mëngjesit të ditës së nesërme. Masat kufizuese do të jenë në fuqi për tre javë.
Pas rënies së “gongut”, rrugët në kryeqytet dhe qytete të tjera tgë vendit ishin pothuajse me bosh,me lëvizje të pakta të mjeteve.
Ora News ju sjell panoramën nga Tirana, Elbasani, Vlora dhe Shkodra.
Çfarë duhet të dini
-Ndalohet lëvizja e lirë e qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 06:00;
– Përjashtohen rastet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme. Personat që lëvizin për arsye pune apo të domosdoshme duhet të pajisen me autorizim në portalin e-Albania;
-Personeli i shëndetësisë dhe punonjësit e strukturave të shërbimeve kritike përjashtohen nga rregulli i aplikimit në portalin e-Albania, duke patur dokumentacionin që vërteton punësimin pranë institucioneve përkatëse;
-Mbyllen nga ora 22:00 deri në orën 06:00, baret, restorantet, fast food-et dhe lokalet që ofrojnë shërbim për klientët.
-Përjashtohet nga rregulli shërbimi në banesë (delivery), i cili duhet të kryhet duke respektuar rregullat higjienike të miratuara.
Policia e Shtetit do të ndëshkojë me masë administrative cilindo që do të konstatohet në shkelje të masave kufizuese që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.