Gazetarja Bettany Hughes ka prodhuar emisionin, i cili është planifikuar të shfaqet në datat 21-22 janar.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shprehur i lumtur për këtë, i cili ka publikuar promon në faqen e tij në Facebook.
“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë e veçantë të spotit publicitar të një prej emisioneve më të famshme në botë mbi thesaret e tokës, i cili ka një audiencë gjysmë miliardë shikues në vit, e më 21-22 janar shfaq “mrekullitë e Shqipërisë” në kanalin BBC World News, diçka e paimagjinueshme deri kur Shqipëria turistike nisi të marrë formën që po i japim vit pas viti, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.