Është mbajtur mbrëmjen e sotme finalja e Eurovision Song Contest 2018, e cila si rrallë herë u shoqërua nga një betejë mjaft e fortë mes Qipros dhe Izraelit, ku ky i fundit ishte dhe supriza e këtij edicioni.
Ndërsa Shqipëria u kategorizua në vendin e 11-të, Izraeli arriti të fitoj vendin e parë duke u bërë vendi mikpritës i edicionit të vitit të ardhshëm të ESC. Netta Barzilai me këngën “Toy” ishte vajza e cila me këngën e saj ritmike dhe mjaft gazmore bëri që të bënte për vete audiencën më të madhe për këtë edicion.
Eleni Foureria me këngën e “Fuego” e cila përfaqësonte Qipron ishte në një versus mjaft të fortë me Izraelin duke u pozicionuar në vendin e dytë me 436 pikë në Total. Ndërsa Shqiptari tjetër Ermal Meta me bashkëpunëtorin e Tij Fabrizio Moro me “Non Avete Fatto Niente” u pozicionua në vendin e 5-të me 308 pikë./IMA/