Shqipëria do të futet gjithashtu në një kufizim oraresh si pasojë e koronavirusit.
Komiteti i Ekspertëve në një dalje për shtyp lajmëron se që nga dita e Mërkurë do të kufizohen oraret nga ora 22.00 – 06.00
Mësohet se këto masa do të jenë në fuqi për tre javë, më pas do të kalojnë në një rishikim. Gjithashtu gjatë këtij orari do të mbyllet dhe aktiviteti i restoranteve dhe bareve pas ores 22:00
Masa e propozuara nga Komiteti i Ekspertëve:
- Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.
-
Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery).
-
Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë.