Ashtu siç është dhe njoftuar dhe ditë më parë nga Komiteti Teknik dhe Ministria e Shëndetësisë, vendi do të mbyllet në orën 20.30 gjatë festave si një masë për parandalimin e COVID-19.
Policia e Shtetit ka njoftuar se për të parandaluar çdo grumbullim dhe hedhje të fishekzjarreve, janë vendosur të gjitha strukturat në “shërbim të përforcuar”.
Reparti special “Renea”, Njësia speciale “Fast”, FNSH do të jenë gjithashtu në terren.
Përmes një deklarate policia ka bërë me dije se këtë vit do të shmangen festimet masive në rrugë, as në natën e Krishtlindjeve por as në natën e ndërrimit të viteve për shkak të situatës së pandemisë.
Në Shqipëri, qarkullimi do të bllokohet në orën 20.30 deri në orën 06.00 të mbrëmjes. Pas datës 4 Janar, orari i lëvizjes do të rikthehet përsëri në fashat orare 22.30 – 06.00.
Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme.
InfoMedia Albania