Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Paris ka dënuar me vendim përfundimtar kompaninë “Hidro SRL” të biznesmenit Francesco Becchetti që t’i paguajë 7 milionë euro Shqipërisë si dëmshpërblim për hidrocentralin të Kalivaçit.
Vendimi i marrë në datën 7 shtator përmbyll kështu sagën e një konflikti disavjeçar mes biznesmenit italian Francesco Becchetti dhe qeverisë shqiptare për koncesionin e hidrocentralit të Kalivaçit.
Koncesioni për ndërtimin e hidrocentalit me fuqi 100 megavat u dha që në vitin 1998 në qeveria e atëhershme tek kompania e zotëruar nga biznesmeni italian. Por vepra nuk u ndërtua asnjëherë, derisa në maj të vitit të kaluar qeveria shqiptare vendosi ta prish në mënyrë të një anshme kontratën.
Në tetor të vitit 2014, kompania e zotëruar nga Becchetti e paditi Shqipërinë në Gjykatën e Arbitrazhit duke kërkuar zgjidhjen e koncesionit të Kalivaçit dhe 137.3 milionë euro dëmshpërblim nga qeveria shqiptare, me pretendimin e ishte shteti shqiptar ai që e kishte penguar ndërtimin e hidrocentralit.
Pas katër vitesh përplasje gjyqësore, në janar të këtij viti arbitrazhi i Parisit vendosi ta rrëzojë padinë e Becchetti ndaj Shqipërisë, duke lajmëruar se vendimi për kompensimin financiar do të merrej më vonë.
Pikërisht një javë më parë, gjykata e Parisit ka vendosur shumën 7 milionë euro si dëmshpërblim që kompania e Becchetti duhet t’i paguajë Shqipërisë për mosndërtimin e hidrocentralit sipas afateve të parashikuara në kontratë.
Top Channel