Në një intervistë për A2CNN, Tomini tha se tashmë situata bëhet pak më komplekse pasi nisin aktivitetet edhe kopshtet, çerdhet e administratat. Ndër të tjera, shefja e survejancës epidemiologjike shtoi se bilanci i të infektuarve dhe viktimave do të vijë drejt rëndimit në dy-tre javët në vijim, pr shkak të rregullave që janë shkelur gjatë festave të fundvitit.
Shefja e survejancës epidemiologjike, Eugena Tomini ka bërë me dije se nga nesër shqiptarët do të futen në karantinë në orën 22:00, duke iu rikthyer kështu orës shtrenguese që ishte në fuqi para festave.
Në një intervistë për A2CNN, Tomini tha se tashmë situata bëhet pak më komplekse pasi nisin aktivitetet edhe kopshtet, çerdhet e administratat. Ndër të tjera, shefja e survejancës epidemiologjike shtoi se bilanci i të infektuarve dhe viktimave do të vijë drejt rëndimit në dy-tre javët në vijim, pr shkak të rregullave që janë shkelur gjatë festave të fundvitit.
“Nga nesër i rikthehemi orëve shtrënguese apo orës policore që kishim para festave. Ndërkohë, ora 22:30, sërish është pengesë për qarkullimin e qytetarëve, pengesë për aktivitetet e tjera që kryehn si emergjente apo shërbimi në shtëpi. Kopshti çerdhet dhe administratat fillojnë aktivitetet e tyre. Nis edhe mësimi online në universitete.
Pavarësisht rekomandimeve te strukturave shëndetësore, grumbullime ka pasur dhe parashikimet shohin një trend në rritje të rasteve me COVID. Sidoqoftë, mbetemi në kuadrin e parashikimeve, për të vlerësuar situatë në mënyrë dinamike,”– deklaroi Tomini.
Sot është dita e fundit që shqiptarët futen në karantinë në orën 20:30. Pavarësisht deklaratave të Tominit, pritet deklarata zyrtare e Komitetit Teknik për të bërë të qartë vijueshmërinë e masave.