Shqipëria sot ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në edicionin e radhës të Eurovison Song Contest.
Edicioni i ardhshëm i festivalit të muzikës evropiane do të mbahet në Stokholm në datat 10,12 dhe 14 maj 2016. Ashtu si çdo vit Shqipëria do të dërgoj përfaqësuesin e saj nëpërmjet kompeticionit të Festivalit të Këngës në RTSH, i cili ka hapur tashmë pranimin e këngëve.
Këtë vit, Shqipëria u përfaqësua në Eurovision nga këngëtarja Elhaida Dani, e cila u rendit në vendin e 17-të në finale.