Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha se qeveria ka marrë masat për të menaxhuar pandeminë e Covid-19. Ajo u shpreh se qeveria nuk ka menduar të shkojë drejt skenarit të ri-mbylljes së ekonomisë.
“Të gjitha masat janë marrë që t’i paraprijmë një mbyllje, sepse nuk do donim të goditej ekonomia dhe jeta e zakonshme e njerëzve. Komiteti i Ekspertëve është në punë është hapur spitali Covid 4. Sa i takon vdekshmërisë dhe rasteve jemi në mesataren e ulët të rajonit dhe Evropës.Të vazhdojmë kështu të mos mbyllim ekonominë dhe jetën shoqërore. Kjo pandemi nuk përballohet vetëm nga qeveria, por edhe nga qytetarët”, tha ajo në Euronews Albani