Nga sot, Shqipëria dhe SHBA do të kenë një marrëveshje të re ekstradimi duke zëvendësuar traktatin e vitit 1933 i nënshkruar nga Faik Konica.
Marrëveshja u nënshkrua nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe Ambasadorja Yuri Kim.
Diplomatja amerikane tha se pas këtij traktati nuk do të ketë më strehë të sigurt as në SHBA dhe as Shqipëri për të arratisurit që përpiqen ti ikin drejtësisë
Kim: Nuk do të ketë asnjë strehë të sigurt në Shqipëri apo SHBA për të arratisurit që përpiqen ti ikin drejtësisë. Po punojmë dhe me BKH duke e ndihmuar në zgjedhjen e më të mirëve nga hetuesit më të mirë. Suksesi i SPAK nuk është vetëm ajo çfarë SHBA pret por ajo që qytetarët shqiptarë presin dhe duan.
Edhe Ministrja Gjonaj tha se kjo marrëveshje është një hap drejt sigurisë.