Në kuadër të eleminatoreve të kampionatit Boteror 2017, u zhvillua ndeshja midis Greqisë dhe Shqipërisë, në stadiumin “ATROMITOS” në Peristeri në orën 17. 45 minuta, por që e vetmja audiencë e cila kishte mundësinë të ndiqte këtë event futbolli, ishin vetëm tifozat e pranishëm në stadium.
Ndërsa Radio Televizioni Publik u arsyetua ditën e djeshme për mos transmetimin e ndeshjes Shqipëri – Marok të zhvilluar në datën 31 Gusht, një tjetër arsyetim qesharak vjen një ditë më vonë, për mos shfaqjen e ndeshjes Greqi-Shqipëri. Vetëm me një fjali: “Ndeshja Greqi – Shqiperi nuk transmetohet nga asnje televizion grek, nga i cili RTSH mund te merrte sinjalin dhe ta transmetonte.”
RTSH eshte perballur vazhdimisht me pakenaqesi nga ana e qytetareve. Kulmi arriti sidomos ne Europianin e 2016, ku qytetaret “kryqezuan” transmetuesin publik per mos rezervimin e te drejtave.
Copyright IMAlbania.com