Në kohën kur edhe një foto Instagrami përbën lajm është e vështirë të bëhet gazetari e mirë dhe vështirësia bie mbi gazetarët e terrenit. Edhe pse në Shqipëri numërohen shumë gazetarë, që jo domosdoshmërisht vijnë nga fakulteti i gazetarisë, jo të gjithë njihen. Një shprehje, një “defekt” , tonaliteti dhe ndoshta ndonjë fjalë e thënë në moment shpejtësie, i ka bërë ata të famshëm.
Gazetaria e terrenit është e vështirë dhe e lodhshme por edhe e bukur gjithashtu. Disa nga gazetarët më të mirë në Shqipëri vijnë nga terreni.
Siç me të drejtë thonë shpesh pedagogët e Fakultetit të Gazetarisë në Tiranë “Nuk bëhesh gazetar nëse nuk ke kaluar terrenin”.
Por kush janë gazetarët e terrenit të cilët falë ‘shprehjes’ tyre u bënë edhe më të famshëm aq sa i përdorën dhe në emisionet humoristike?
Mimoza Picari
Të gjithë i mbajmë mend raportimet e shumta të Mimoza Picarit nga terreni në terren dhe nga ngjarja në ngjarje.
Ajo ishte e para që filloi të “imitohej” për shprehjen e saj dhe tonaliteti që i jepte raportimit:
“Për Top Channel Mimoza Picari. Tiranë” (apo nga çdo terren tjetër.) Mimoza Picari pas Top Channel ka pasur dhe eksperienca të tjera televizive por për momentin punon tek Ora News.
Me një theks britanik dhe shprehjen e famshme “Muhamed Veliu, Top Channel Londër” kishte “fiksuar” shumë njerëz të cilët ‘garonin’ nëpër shtëpi për ta thënë bashkarisht me Veliun në fund të çdo kronike të përgatitur nga ai. Muhamed Veliu për një kohë të gjatë ka qenë korrespondent i Top Channel në Londër dhe më pas në Tiranë. Tani vazhdon karrieren e tij në Report Tv.
Idro Seferi
Nuk mund të linim pa përmendur ish-korrespondentin e Top Channel në Serbi, Idro Seferin.
Me një timbër “rock” të qetë dhe të ngadalshëm, Idro ishte gazetari që raportonte ngjarje nga Ballkani në përgjithësi për TCH: “Idro Seferi , Top Channel, Beograd” . Seferi tani punon për Klan Tv.
Dritan Shakohoxha
Mbani frymën miq, kemi dhe një të fundit. Gazetari sportiv Dritan Shakohoxha është një nga gazetarët i cili mban mijra sportdashës pas ekranit me komentet e tij shpërthyese dhe entuziaste, i cili i përjeton ndërsa komenton ndeshjet apo kur i raporton ato nga terreni. Jo vetëm për një shprehje, por Shakohoxha është i njohur për disa shprehje, por më ‘popullorja’ është “Mbani frymën miq”. Dritan Shakohoxha prej vitesh tashmë punon në Digitalb.