Kompozitori i famshëm Shpëtim Saraçi do të jetë pjesë e spektaklit të famshëm, ‘The Voice of Albania 4”. Pas shërimit nga sëmundja e ishemisë, Saraci shprehet se do i rikthehet punës fuqishëm ndërsa falenderon Zotin dhe të gjithë ata që e mbështetën në ditët më të vështira të jetës. Saraci nuk do të jetë me pjesë e tv Klan por tani me spektaklin e ri, i bie të jetë pjesë e Top Channel, tv për të cilin Saraci ka tepër vlerësim.
Ja si shprehet Shpëtim Saraci për ‘The Voice’:
“Të dashur miq, Kënaqësi e madhe të rikthehem në punë, të jem pjesë e stafit të The Voice Of Albania në Top Channel. Pa asnjë diskutim ekrani më modern shqiptar… FALENDERIMET MË TË MEDHA PËR TË MADHIN ZOT që më mbajti në jetë dhe PËR JU QË MË MBËSHTETËT NË DITËT MË TË VËSHTIRA… JU DETYROHEM GJITHË JETËN. Shpëtim Saraçi”.
Por në fakt vijimi i këtij spektakli bëhet me ndryshime të mëdha në këtë edicion të pestë të tij. Kështu ka qënë faqja zyrtare e “The Voice of Albania”, ajo që ka zbuluar emrat e trajnerëve të sezonit të ri të talent shoë-t. Ndërsa do të vazhdojnë të ulen në karriget e jurisë këngëtarët Sidrit Bejleri e Alma Bektashi, nuk do të rikthehen në pozicionet e tyre kompozitori Elton Deda dhe këngëtarja Aurela Gaçe.
Ata do të zëvendësohen me kompozitorin, këngëtarin, poetin e producentin nga Prishtina, Genc Salihu, dhe këngëtaren e njohur Elsa Lila, e cila la vendosur të lërë shtetin fqinj, Italinë, për t’urikthyer në Tiranë e për të qënë për herë të parë pjesë e një formati të tillë televiziv.
Me shumë gjasa prezantimi do të vazhdojë t’i besohet Ledion Liços, që e drejton formatin që nga ardhja e kësaj patente në Shqipëri, nga Top Channel.
Burimi | BalkanWeb