Problemi më i madh i gazetarëve që merren me organizimin e emisioneve televizive është kur të ftuarit nuk mbajnë fjalën për të ardhur në studio.
Ky është një problem i kahershëm, por tashmë gazetarët dhe drejtuesit e emisioneve i shprehin edhe në transmetim live këto probleme. Ky është edhe rasti i Shpëtim Idrizit. Kreu i PDIU-së ishte ftuar për të qenë në panelin për të komentuar ndeshjet e ditës të botërorit në një emision të “Ora News”. Mirëpo, Idrizi nuk dihet se për çfarë arsye mungoi në panel edhe pse kishte garantuar se do të ishte pjesë e këtij emisioni.
Në emisionin “Ora e Botërorit” që transmetohet çdo natë në TV Ora News kreu i PDIU-së , Shpëtim Idrizi ishte ftuar për të qenë në panelin e të ftuarve për të komentuar ndeshjet e ditës. Aq më tepër që sot luante skuadra e tij Holanda me Australinë dhe ajo fitoi 3-2. Mirëpo Shpëtim Idrizi nuk dihet se për çfarë arsye mungoi në panel edhe pse kishte garantuar se do të ishte pjesë e këtij emisioni. Moderatori Enkel Demi duke qeshur tha se do e shpallë në kërkim. Madje emrin e tij do e çonte tek emisioni “Njerëzit e humbur” për ta gjetur dhe për ta sjellë në emission.