Të tjera dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi dje kryeqytetin, ku një makinë u hodh në erë me një shpërthim eksplozivi dhe për pasojë u plagos Preng Gjini.
Gazetari i ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Elidon Ndreka ka udhëtuar në qytetin e Rrëshenit, atje ku jetojnë prindërit e 51-vjeçarit, shënjestra e atentatit.
Nga informacionet e marra, në banese jetojnë vetëm prindërit e Preng Gjinit, të cilët aktualisht kanë ikur në Tiranë. Sipas informacioneve, 51-vjeçari që pas vrasjes së vëllait në 2019 kishte bërë dokumentet dhe kishte dërguar bashkëshorten dhe dy fëmijët në Amerikë. Nga ana e policisë janë kryer kontrolle të shumta në banesat e të dyshuarve, si dhe janë shoqëruar në komisariat disa persona të familjes Reçi. Nderka ka siguruar pamje nga jashtë banesës së prindërve të Gjinit, ndërsa aty nuk ka asnjë njeri.