Debati mesa gazetares Enkeleda Zeko dhe drejtorit të komanduar të RTSH, Martin Leka është futur në një fazë të re. Pas lajmit të djeshëm të DITA se gazetarja ka hedhur në gjyq drejtorin, ishte ky i fundit që reagoi me një status në Facebook duke thënë se skuthet janë rraca më e qelbur që ka shpikur njerëzimi. Po po, drejtori! “Skuthet, kjo është rraca më e qelbur që ka shpikur njerëzimi (të paktën është një ndër to). Ky është qëndrimi im për sot!” shkruan Leka në Facebook. Kur atij i vendosin lajmin se është hedhur në gjyq ai bën një tjetër koment, i cili mohon se mund t’i ketë thënë gazetares Zeko, Ku..vë. “Hahahaha ça thu mo? Qenka interesante gjithë kjo idiotësi. Ma kishin thënë po e mora për budallallëk. Unë nuk i kam thënë kujt k**vë, ma provoni dhe jam gati të paguaj 130 miliard euro. Botë çudirash, edhe skuthash”- sqaron Leka. Duke qenë se ne e kemi kapur statusin e drejtorit do të ishim të interesuar se përse e shkroi ai atë reagim dhe për pak sekonda e hoqi. Ishte status gabim apo i pamenduar mirë?! Më pas drejtori bëri dhe një kërcim për mediat që shkruanin rreth kësaj historie, se do t’i hedh në gjyq. “Lajme të çuditshme, po zbavitem shumë. “U pushua nga puna pak ditë më parë”-thonë! As është pushuar, madje as ndonjë masë tjetër ndaj saj nuk është marrë. Gjithsesi, vazhdoj të zbavitem, gjersa të hedh në gjyq ndonjërin e të kërkoj dëmshpërblim 1 (një) lek”, shkruan z. Martin. Avash drejtor me këto gjyqet se atë që ke vuajt ti në kohën e Berishës mos na bëj ta vuajmë dhe ne…:)
Romeo dhe Heidi në krizë? Çfarë po ndodh mes çiftit të njohur?
Ditët e fundit janë shtuar spekulimet për një krizë në marrëdhënien mes aktorit Romeo Veshaj dhe ish-finalistes së “Big Brother...