Mbrëmjen e djeshme një debat I ashpër ka ndodhur mes Kristit dhe Luziti. Teksa pothuajse të gjithë banorët ndodheshin në oborr, në ngacmime e sipër, mes dy djemve lindi një debat I cili do të zgjaste me orë të tëra. Dy djemtë kaluan në tone të larta dhe ofendime drejt njëri-tjetrit. Herë pas here pjesë e këtij debati u bë edhe Lorenci, kundër Kristit.
Të gjithë këtë situatë e pa edhe Keisi e cila zgjodhi të mos ndërhynte. Por në përfundim me vetëm një fjali tha të gjithë mendimin e saj.
Ishte Olta ajo që ju drejtua Kristit duke I thënë që e ka mërzitur Keisin, por ky e fundit e injoroi. Në këtë moment ndërhyri Keisi e cila I tha Oltës:
“Ka injorime e injorime. O zot I madh. Më paska hapur zoti sytë e nuk e paska ditur”.
Kristi nga ana tjetër vazhdontë të luante lojën e injorimeve, ku pavarësisht bisedës së vajzave, vazhdonte debatin me Luizin.