Gjatë periudhës Mars – Maj, televizionet u vendosën në shërbim të mësimit të fëmijëve nga shtëpia në këtë kohë ku shkolla ishte pezulluar për shkak të frenimit të koronavirusit.
Këtë skenar që asokohe u pa si zgjidhje e ka përmendur akademiku Artan Fuga, në Spotlight nga Alban Dudushi, prej ku, ka deklaruar se mësimi perms televizionit ishte për faqe të zezë.
Ai shfaqet i shqetësuar edhe për nivelin e studentëve që mbërrijnë në vitin e parë, të cilët sipas tij paraqiten me boshllëqe skandaloze.
“Televizioni për shkollat është për faqe tëzezë dhe në qoftë se mendoni se ai do zgjidhë problemin, unë po them se nuk e zgjidh. Është rasti për të pyetur se çfarë ndodh në shkollë që studentët që na vijnë në vitin e parë kanë të tilla boshllëqe skandaloze.”