I ftuar në “E Diell”, Shpat Kasapi shprehet i gatshëm të tregojë për Selvijen dhe marrëdhënien që ka me të.
Këngëtari tregon se jeton me Selvijen në shtëpinë e tij së bashku me të ëmën: “Shkon shumë mirë me mamin tim, jemi shumë mirë”.
I pyetur nëse partnerja është xheloze, Shpati thotë se nuk ka problem të tilla sepse ajo e mirëkupton profesionin e tij.
Gazetarja e ngacmon për të ditur se kush gatuan për të, mami apo Selvija: “Gatuajnë të dyja, ndihem si sultan”.
Këngëtari postoi një foto në profilin e tij në “Instagram” me shkrimin “Ne i thamë PO njëri-tjetrit, 24.12.2020”.