Iftuar ditën e sotme në “Live From Tirana” ishte Shpat Deda. Një artist i veçantë shumë i talentuar zbulon gjithçka rreth serisë së koncerteve që ai po organizon në Kosovë.
Do të vij me një seri koncertesh që prej kohësh kam dashur të realizoj në Kosovë. Do të jenë këngët e mia të performuara në një program të veçantë. Do të jetë një koncert shumë i përshtatshëm. Unë dua t’i ofroj diçka publikut, jo në një bar që ka shumë zhurmë, por të vij të ulem dhe të kem një mbrëmje të tillë. Nuk është hera e parë që unë bëj diçka të tillë, e kam provuar këtë formën edhe më parë.
Por a do ta kenë fatin shqiptarët e Shqipërisë për një seri të tillë koncertesh?!
Unë mendoj që është e rëndësishme. Kam pasur qejf të bëj më shumë se gjashtë, por momentalsht vetëm këto mundem. Dua edhe në Tiranë të bëj një koncert të tillë, por jemi në fazën e planifikimit shumë të hershëm. Tani jemi në 6 qytete të Kosovës.
Është në spektakël muzikor. Ata që do të vijnë do të kalojnë një natë shumë të veçantë. Në çdo qytet ka mjaftueshëm njerëz që pëlqejnë këto organizime, ndaj dhe unë po angazhohem me diçka të tillë. Kam më shumë vetëbesim të marr iniciativa të tilla.