Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim shtetasit Agim Hoxhaj dhe Afrim Sufa, pasi hynë pa autorizim në godinën e FRD, një ditë më parë, ku pati edhe përplasje fizike mes Policisë Bashkiake, të pranishme dhe Presidentit Meta.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 13.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasve A. H., 55 vjeç dhe A. S., 46 vjeç, sepse më datë 12.03.2021, në rrugën “Abdi Toptani”, kanë hyrë të paautorizuar në një godinë, duke kundërshtuar punonjësit që kryejnë një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, të cilët kanë qenë në ruajtje të objektit. Punohet për kapjen e shoqërimin e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Dhuna në zyrat e FRD, Veliaj: Çdo i marrë dhe rrugaç të vijë, Bashkia nuk do e lejojë