CBS Corporation ka nënshkruar një marrëveshje afatgjatë me Canal + Group për të ofruar programet e Showtime edhe në Francë.
Marrëveshja ekskluzive e licencimit dhe marrëveshjes përfshin të paktën 10 seriale aktuale dhe të rinj, ku përmendim Twin Peaks produksionin e ri të David Lynch – i cili do të shfaqë dy episode në Festivalin e Filmit në Cannes këtë muaj dhe do të fillojë transmetimin në Canal + Series në datë 22 maj.
CBS ka nënshkruar marrëveshje të ngjashme në Britaninë e Madhe, Gjermani, Itali (me Sky); Kanada (me Bell); Spanjë (Movistar); Australi (Stan).