Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë shpreh shqetësimin e thellë për intimidimin dhe pasigurinë, që kanë përcjellë gazetarët dhe punonjësit e Radio Televizionit Ora me praninë e trupave të armatosura policore në ambientet e tyre.
Në një deklaratë për mediat, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë thotë se hetimi nga SPAK i pronarit të këtyre mediave, nuk duhet të ndikojë në sigurinë në punë të gazetarëve dhe në politikën editoriale të këtyre mediave.
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë solidarizohet me punonjësit e RTV Ora dhe i bën thirrje qeverisë, që të garantojë të drejtat e gazetarëve, vazhdimësinë e punës së tyre dhe mosnderhyrje në politikën editoriale.