Shoqata e Transportit të Udhëtarëve, duke qenë se qeveria ka ndaluar transportin publik urban dhe ndërqytetas si pasojë e pandemisë covid-19, i ka dërguar një letër të hapur të gjithë mediave për të shprehur shqetësimit e tyre në lidhje me këtë bllokadë.
Përfaqësuesit e Shoqatës kanë theksuar se tashmë aktiviteti I transportit është pezulluar prej tre muajsh prej masave ndaj covid-19 dhe se përveç pagës së luftës nuk është ndërmarrë asnjë lloj ndihme tjetër nga qeveria.
Si rezultat i rrezikut të falimentimit kërkesa kryesore e Shoqatës së Transportit është rifillimi i aktivitetit dhe në të kundërt të mohimit apo neglizhencës së kësaj të drejte përfaqësuesit e kësaj shoqate paralajmërojnë eskalimin e masave deri në protesta në nivel kombëtar.
Letra e Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve:
Te nderuar miq të medias,
Shoqata jone, perfaqesuese e operatorëve kombëtarë të Transportit të udhëtarëve,kërkon t’ju bëjë me dije lidhur me situaten aktuale të aktivitetit të Transportit si nje prej sektoreve më të rendesishem në ekonomine tonë kombetare.
Përpjekjet tona kanë ndjekur njera-tjetren.
Hapi yni i rradhës, eshte shkresa zyrtare e fundit derguar Kryeministrit Rama dhe ministrave perkates , lidhur me qendrimet tona sa i perket funksionimit te sektorit tone post Covid-19! Aktiviteti yne vazhdon i pezulluar nga masat e Covid-19, duke mos patur ne te kaluaren e mos marre mbështetje nga shteti në asnjë forme suporti ,perveç të vetmes ‘pagë-lufte’, kur sapo u mbushën 3 muaj pa asnjë aktivitet. Nderkohe në emisionin Opinion TV Klan të datës 04/06, kryeministri Rama deklaron se çdo aktivitet është hapur.
Kërkojmë dashamirësisht pasqyrimin nga ju të kërkesave tona, që ky biznes të mund të ketë një frymëmarje në këtë situatë e moment tepër të vështirë, ku vijme nga një e kaluar te lënë të braktisur dhe harruar nga strukturat kompetente shteterore , përballë konkurences se pandershme e te paligjshme me flotat informale e jo vetem. E ardhmja e aktivitetit tone duket e zymtë.
Ne kerkojmë të fillojmë aktivitetin e të vazhdojmë me korrektësi punën tonë në shërbim të qytetarëve shqiptarë ,me shpresën se me të njëjtën korrektësi e standart ,do t’na përgjigjen strukturat e shtetit të së drejtes në TE DREJTEN tonë!
Ne rast se kerkesat tona do te injorohen, ne do te jemi te detyruar te pershkallezojme qendrimet tona ne nivel kombetar.
Ju faleminderit paraprakisht.
Me shume respekt;
Drejtuesit e shoqates se trasportit te udhetareve:
Dashnor Memaj – Eneo Sulejmanaj.