Një rast I rëndë pedofilie duket se është zbuluar në Pogradec. Policia ka arrestuar një 46 vjecar banues në një fshat të Njësisë Administrative Buçimas.
“Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas gjatë muajit gusht, ka kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë të përsëritur me një 13-vjeçare.”
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.