Aktori Neritan Liçaj, i ftuar sot në Wake Up, shokoi me deklaratën e tij teksa u pyet për kushtet e teatrit. “Po vdesin aktorët pa marë ende pensionin”- u shpreh Liçaj.
Është e dhimbshme, në kushtet në të cilat punohet po sëmuren të gjithë aktorët, mungojnë financimet e mira,- tha aktori gjatë bisedës në Wake Up. Ndërkaq, Liçaj foli edhe për shfaqjen më të fundit që pritet të çelet në kryeqytet.
Teatri Metropol do të çel këtë fillim dimri (në 06 dhjetor) premierën absolute “Nata e Dymbëdhjetë” të Uilliam Shekspir. Kjo komedi, e cilësuar si nga veprat më të mira të Shekspirit, ngjarjet e së cilës zhvillohen në Iliri, do të vihet në skenë nga regjisori amerikan Justin Anderson, me një eksperiencë të gjatë artistike si regjisor dhe drejtor i Teatrit Aurora në Atlanta.
Top Channel