Tregu Telekomit grek ka dhënë një goditje të madhe për qytetarët nga një marrëveshje mes qeverisë dhe kreditorëve të vendit për të imponuar një taksë të re.
Duke cituar profesionistët e tregut, e përditëshmja greke Ekathimerini thotë se rritja e taksës 5% në çdo lidhje interneti dhe 10% për çdo abonim pay-TV – do të jetë e pamundur për t’u zbatuar dhe do të pengojë rritjen në treg, përfshirë këtu edhe platformat dixhitale që operojnë atje.
Edhe më e rëndësishmja, rritja e taksës do të çojë në deformime të tregut si edhe në ofrimin e shërbimeve të dyfishta dhe trefishta. Kjo në greqi do të sjelli gjithashtu për ofruesit e shërbimeve edhe evazion fiskal.
Një prej ofruesve të shërbimit më të madh në shtetin helen, “Forthnet” ka reaguar ashpër duke u shprehur se taksat janë ekstremisht të larta duke rënduar në xhepin e qytetarëve.
Copyright IMAlbania.com | Ndalohet ribotimi pa autorizim nga redaksia