Ka marrë një ndërlikim të papritur situata e konfliktit të brendshëm në televizionin më të madh në vend Top Channel. Vendimi i gjyqtares Teuta Hoxha i cili i jepte Vjollca Hoxhës të drejtën e administrimit të televizionit deri në zgjidhjen gjyqësore të mosmarrëveshjeve me bashkëpronarët e tjerë me 60% të aksioneve, Aurel Baçi (I pari ne kembe nga e majta)dhe Albert Sino (Ne kembe i treti ne mes lart), mund të rrezultojë problematik sepse ai sipas palës së humbur ka shpërfaqur një numur parregullsish.
Çështja mes pronarëve rivalë në Top Channel ka përfunduar në gjykatë pasi vjollca Hoxha kërkon kthimin mbrapsht të 60% të aksioneve që bashkëshorti i saj ia ka falur miqve të vet. Sipas zonjës Hoxha, Tani e ka bërë këtë gjë pa u konsultuar me të si bashkëshorte.
Por nga ana tjetër dy pronarët e tjerë pretendojnë se për gati dhjetë vjet ajo e ka njohur këtë realitet. I ka njohur si bashkëpronarë, si vëndimmarrës dhe pjesmarës në ndarjen e fitimeve. Ndaj pretendojnë Aurel Baçi dhe Albert Sino pretendimete Vjollcës janë të pabazuara.
Por deri sa këjo çështje të zgjidhet në themel, pra se kujt i takon realisht 60 % i aksioneve, një process tjetër u zhvillua pak ditë më parë. Procesi se kush do ta ketë komandën e Top Channeli deri sa gjyqi i themelit të përfundojë.
Ky gjithashtu është tejet i rëndësishëm sepse me mendësine e gjyqtarëve shqiptarë fiton gjithnjë ai që ka pushtetin mediatik dhe duket më i fortë.
Pikërisht për këtë proces që u zhvillua të premten e shkuar në gjykatën e Tiranës, ankohen për gjykatsen Teuta Hoxha dy aksionerët e tjerë.
Sipas dy bashkëpronarëve, miq të ngushtë të të ndjerit Dritan Hoxha seanca në fjalë mësohet se është kryer me urgjencë, duke shkelur procedurat si dhe duke e mbajtur gjithë zhvillimin e vet në fshehtësi nga sytë e publikut dhe të kureshtarëve. Ata pretendojnë se procesi shënoi disa shtyrje përgjatë muajit janar, për shkak se gjyqtari paraardhës nuk pranohej nga pala që përfaqëson pronarët mazhoritarë të Top Channel. Mirëpo gjykata javën që shkoi ka vendosur zëvendësimin e tij me gjyqtaren Teuta Hoxha.
Dhe këtu me sa duket kanë filluar problemet.
Ndërkohë që palët prisnin kryerjen e një procedure standarde gjyqësore, thërritjen sipas rregullave të të dyja palëve në seancë, gjyqtarja Teuta Hoxha ka anashkaluar në mënyrë flagrante gjithçka duke e zhvilluar seancën fshehtaz vetëm me praninë e palës së Vjollca Hoxhës e duke e favorizuar në këtë mënyrë fare haptaz atë pretendojnë ata. Gjithashtu sipas tyre drejtuesi i një emisioni të njohur në Top Channel ka ndërhyrë për dhënien e këtij vendimi.
Zyrtarisht dy pronarët i kanë artikuluar kështu për Lapsi.al pretendimet se procesi ishte i trukuar :
1-Caktimi i gjykateses Teuta Hoxha qe ka gjykuar ceshtjen eshte bere ne fshehtesi dhe ne mungese te plote te informacionit per palet.
2 – Seanca gjyqesore ne fjale eshte zhvilluar jashte radhe, ne shkelje te kalendarit te seancave te publikuara nga vete Gjykata.
3- Gjykatesja ka zhvilluar gjykimin dhe ka marre vendimin duke mos njoftuar palet per zhvillimin e kesaj seance.
4- Mos degjimi i pretendimeve te seciles pale ne nje seance gjyqesore eshte shkelje flagrante e detyres se gjyqtares.
Sipas një burimi pranë tyre që nuk do të bëhet publik gjyqtarjaTeuta Hoxha është shantazhuar në bazë të dosies me cen që ajo ka të arkivuar. Në mars të vitit 2013, Këshillit të Lartë të Drejtësisë iu kërkua shkarkimi i po kësaj gjyqtareje për shkak se rezultonte të ishte e përfshirë në një çështje që kishte të bënte me përvetësimin e mbi 12 mijë metrave katror truall në rrethinat e Tiranës pretendojnë Sino dhe Baçi.
Palët janë përfshirë në një histori rivaliteti që duket se ka filluar qysh vjeshtën e shkuar kur Vjollca Hoxha ndërmori goditjet e para ndaj ish-drejtorit Enkelejdi Joti (foto lart ne mes)gjë që solli edhe dorëheqjen e tij.
I konsideruar si një nga njerëzit e afërt të presidentit të ndjerë Dritan Hoxha, Enkelejdi Joti ishte megjithatë vetëm i pari në listën e pengesave të zonjës Hoxha drejt marrjes së pushtetit mbi kanalin televiziv.
Çështja gjyqësore në fjalë është vetëm një nga hapat dhe ai më i dukshmi, i një serie përplasjesh ku duket se janë të përfshira tashmë edhe interesa të forta biznesi dhe politike, për të cilat shkatërrimi i një mediumi si Top Channel që do të ishte i rrezikshëm si armik për këdo, duket se shihet me lakmi dhe nxitet aktivisht.
Marrë nga Lapsi.al