Tre aksidente kanë ndodhur brenda 10 minutash në Tiranë. I pari ndodhi në rrugën “Gjin Bue Shpata”, ku automjeti përplasi një 65 vjeçar që po lëvizte me biçikletë.
5 minuta më vonë, në Qafë Kashar, një automjet përplasi një këmbësore 55-vjeçare. Ndërsa më pas, në rrugën “Ndre Mjeda”, një 40 vjeçar humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me pemën.
Secili prej të lënduarve ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Tiranë/Informacione paraprake
Më datë 09.05.2021, rreth orës 14:10, në rrugën “Gjin Bue Shpata” mjeti me drejtues I. S., ka përplasur biçiklistin shtetasin V. Sh., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 09.05.2021, rreth orës 14:15, në Qafë Kashar mjeti me drejtues E. N., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen B. J., 55 vjeç, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 09.05.2021, rreth orës 14:20, në rrugën “Ndre Mjeda”, mjeti me drejtues shtetasin S. M., 40 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me pemën. Si pasojë është vetëdëmtuar i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.