Një zjarr i fuqishëm këtë fundjavë ka shkrumbuar platenë ku xhirohet seriali historik “Ertugrul”, në Stamboll.
Agjencia turke e lajmeve “DHA” raporton se zjarri i fuqishëm ka rënë në ish-fabrikën e këpucëve në Beykoz të Stambollit, e cila aktualisht përdorej si shesh për xhirimin e serialit të rekordeve në shikueshmëri, “Ertugrul”.
Sipas raportimeve mediatike, dekoret e përdorura në serialin shumë të ndjekur edhe në Shqipëri përmes ekranit të “Klan Plus”, janë djegur plotësisht.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit drejt vendngjarjes janë nisur 17 zjarrfikëse dhe mbi 50 zjarrfikës. Mësohet se fillimisht zjarri ka nisur nga shkëndijat e saldimit, ndërsa më pas është përhapur së tepërmi duke u dalluar lehtë edhe disa kilometra larg. Fatmirësisht, nga zjarri nuk pati dëme në njerëz./tvklan.al