Dega e LSI-së në Berat, në Gjeroven, është shkrirë e gjitha pasi të 140 anëtarët e saj i janë bashkuar Partisë Socialiste.
Ka qenë ish-kryetari i kësaj Dege, Krenar Shehu i cili është shprehur se e kishin marrë këtë vendim pasi pretendojnë se kanë 10 vite papërfaqësim. Të 140 anëtarët e LSI-së në Gjeroven kanë vendosur të kalojnë në bllok drejt PS-së.
Më herët, në Qarkun e Beratit LSI ka marrë dhe goditje të tjera. Ish-ministri Nasip Naço dhe ish-deputeti i LSI Gledion Rehovica deklaruan publikisht kalimin te socialistët