Shkon në 25 numri total i viktimave me COVID-19 në Shqipëri. Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spital një 90 vjeçar i infektuar me koronavirus, i cili kishte sëmundje bashkëshoëruese, diabet, astma bronkiale dhe hipertension. Ai ndodhej prej 11 ditësh në spital.
Ndërkohë, 19 raste të reja me koronavirus janë identifikuar në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit nga 252 teste të kryera tek personat e dyshuar.
LEXO EDHE:
COVID-19/ Polica kontrolle në gjithë vendin, në Fier radhë të gjata e grumbullime në banka
11 në Tiranë,1 në Krujë, 1 në Korcë dhe 5 raste të reja në Kukës, njëri prej të cilëve është personel shëndetësor
Në total deri më tani në Shqipëri janë kryer 4558 teste, ku 494 kanë rezultuar pozitiv.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
- Tiranë 237 raste
- Durrës 42 raste
- Lushnje 6 raste
- Elbasan 16 raste
- Fier 32 raste
- Kavajë 8 raste
- Rrogozhinë 4 raste
- Korçë 18 raste
- Vlorë 5 raste
- Shkodër 71 raste
- Lezhë 14 raste
- Berat 2 rast
- Has 13 raste
- Krujë 7 raste
-Tropojë 4 raste - Pukë 5 raste
- Mirditë 3 raste
- Kukës 6 raste
G.M./Shqiptarja.com