Shkollat në SHBA, po paralajmërojnë prindërit që të mos i lënë fëmijët e tyre të shikojnë serialin Squid Game, pasi nxënësit u kapën duke kopjuar disa skena nga episodet.
Seriali i Koresë së Jugut, i cili aktualisht është shfaqja më e transmetuar në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar, përqendrohet në kryerjen e disa lojërave për fëmijë, në të cilën personazhet konkurrojnë deri në vdekje për të fituar një çmim që mund t’u ndryshojë jetën.
Drama e mbijetesës, e cila përmban skena tmerruese të personazheve, ka nxitur shkollat, t’u bëjnë bërë thirrje prindërve të monitorojnë atë që fëmijët e tyre po shikojnë.
Squid Game është vlerësuar i përshtatshëm për një audiencë 15 vjeç e lart dhe Netflix jep një seri paralajmërimesh të përmbajtjes duke përfshirë seksin, dhunën dhe vetëvrasjen.
John Jolly, CEO i Parentkind tha: “Kjo është shqetësuese, veçanërisht për fëmijët nën moshën 15 vjeç. Prindërit duhet ta gjykojnë kur diçka nuk është e përshtatshme për fëmijën e tyre.
Aty ku ka shqetësime specifike, ne inkurajojmë shkollat të punojnë në partneritet me prindërit siç kanë bërë në Kent.
Kjo do të rrisë ndërgjegjësimin e prindërve për çështjet dhe do të sigurojë që prindërit të mund të përforcojnë vlerat e shkollës në shtëpi.”