Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u trajtua historia e dashurisë mes Rremida Shkozës dhe partneres së saj amerikane, Alli.
Rremida tregoi se në fillim u dashurua dhe u martua në kishë më një burrë, me të cilin qendruan disa vite bashkë.
Mirëpo gjatë gjithë asaj kohe Rremida nuk kishte arritur ta provonte dashurinë e vërtetë, që në fakt do të ishte një grua, Alli. “Me ish-bashkëshortin kemi punuar bashkë dhe jemi dashuruar, jemi fejuar dhe jemi martuar në kishë katolike. E di se është puna? Ky ishte plani i Zotit. Zoti ka dashur që unë ta jetoj jetën time ashtu siç më ka bërë”, u shpreh Rremida.
E vendosur në SHBA bashkë me partneren, Rremida tregoi se për fat të keq nuk ka marrëdhëniet më të mira të mundshme me familjen. Ata nuk e kanë pranuar Allin dhe kanë mohuar ta njohin si pjesëtare të familjes.
“Babi më flet kur do ai. Ne s’kemi problem me njëri-tjetrin, por kjo s’ është e lehtë për asnjë familje. Kjo është një sakrificë që unë bëj, sepse kur dal e flas në televizor për këto gjëra, ndoshta kjo e godet familjen time. Unë s’kam dash kurrë ti vë në këtë pozitë. Por familjet duhet të flasin për këto gjëra. Ne ekzistojmë, kemi suksese ne jete e ne pune, jemi njerëz të mirë, pse ne s’mund të shprehim vetveten…”, tha ajo.