Koronavirusi mund të jetë përhapur që në mes të shkaktotorit dhe Wuhani mund të mos jetë epiqendra e shpërthimit të pandemisë. Këtë besojnë shkencëtarët britanikë të Kembrixh të cilët po punojnë të gjurmojnë burimin e virusit përmes disa hartave me përmbajtje gjenetike si dhe për të gjetur përsonin e parë që është infektuar.
Gjenetisti Peter Forster dhe ekipi i tij besojnë se shpërthimi duket se ka filluar mes 13 shtatorit dhe 7 dhjetorit. Ata kanë arritur të hartojnë përhapjne e virusit duke përfshirë mutacionet gjenetike, pasi kaluan nga Kina në Australi, në Europë dhe më pas në pjesë të tjera të botës.
Janë po ata shkencëtarë që hartuan historinë gjenetike të infeksionit nga dhjetori në mars, ku gjetën tre variantet e lidhura ngushtë: A.B dhe C.
Tipi A besohet të jetë varianti më i afërt me atë që u gjet tek lakuriqët e natës dhe që mendohet se është gjenomi origjinal i virusit njerëzor.
Ky variant u gjet në të dy pacientë kinezë dhe amerikanë, megjithëse versionet e mutuara të kësaj kategorie u raportuan në Australi dhe SHBA.
Ndërsa autoritetet australiane janë duke luftuar për të gjetur një kurë për virusin origjinal që u zhvillua nga kafshët, ata gjithashtu janë duke luftuar një mutacion të njohur si varianti C.
Tipi A është më i përhapuri në Australi, megjithatë sipas ekspertëve Tipi C gjithashtu është regjistruar në Sidnej.
Analizat kanë treguar se tipi A, virusi original që kaloi ntek njerëzit nga lakuriqi përmes pangolinëve, nuk rezulton varianti në Kinë.
Përkundrazi, pandemia u shkaktua kryesisht nga tipi B, i cili ka qenë në qarkullim edhe në prag të Krishtlindjeve.
Tipi B rezulton varianti mbizotërues edhe në pjesë të mëdha të Britanisë dhe Evropës.
Sipas Forster, tipi B ishte varianti që u gjet në shumicën e rasteve të infeksionit të raportuara në Wuhan.
Shkencëtarët thonë se virusi i quajtur zyrtarisht SARS-CoV-2 po ndryshon vazhdimisht për të sulmuar rezistencën e sistemit imunitar në popullata të ndryshme.
Të dhënat e mbledhura nga Doktor Forster dhe ekipi i tij tregojnë se shpërthimi i koronavirusit filloi diku midis 13 shtatorit dhe 7 dhjetorit.
“Kjo supozon një normë të vazhdueshme të mutacionit dhe vlerësimi i kohës së shpërthimit mund të jetë i gabuar,” shpjegoi ai për NewsWeek.
Konsensusi i gjerë shkencor është se virusi kaloi nga lakuriqët por nuk ka prova të mjaftueshme deri më tani. Shkencëtarët e Kembrixh thonë se po vijojnë me punën e tyre, pasi ka dhe shumë të panjohura me këtë virus që duhen zbuluar.