Një surprizë e madhe po pret shikuesit e “Big Brother VIP” këtë mbrëmje. Ish-konkurrenti i emisionit “Për’Puthen”, Shkëlqim Bega, do të jetë konkurrenti më i ri që do t’i bashkohet shtëpisë së famshme. Ndërsa Bega ka qenë pjesë e “Për’Puthen2” dhe njihet nga publiku, hyrja e tij në BBV vjen si një veprim i papritur, pasi ishte zgjedhur “rastësisht” nga një giveaway për të qenë një banor i thjeshtë, jo VIP.
Në faqen zyrtare të “BBV” është shtruar një pyetje intriguese që na bën të mendojmë: “Çfarë e lidh banorin e ri me Eglën?” Kjo pyetje ka shtuar kureshtjen e publikut për marrëdhënien misterioze mes Begës dhe Egla Cenos, tjetër banore e shtëpisë.
Më shumë detaje mbi këtë lidhje pritet të zbulohen këtë mbrëmje në Prime. Shikuesit janë të ftuar të ndjekin për të mësuar se si do të ndikojë kjo hyrje e re në dinamikën e shtëpisë dhe si do të reagojnë banorët e tjerë.