Në mbrëmjen e finales së madhe të “Big Brother VIP”, kanë shkëlqyer me veshjet e tyre të gjithë ish-banorët përgjatë kalimit në tapetin e kuq, pak para nisjes së spektaklit.Ajo që mori vëmendjen e publikut ishte veshja e Beatrix Ramosajt, e cila kishte përzgjedhur një veshje të veçantë të ngjitur mbas trupit ngjyrë metalike nga “Rick Owens”.
Kostumi i këngëtares kap vlerën prej 2mijë e 480 eurove sipas “Mes për Mes”. Bashkë me veshjen ajo zgjodhi ta kombinojë me një palë taka të larta dhe vathë ngjyrë gri.
Rikujtojmë që Beatrix surprizoi të dashurin e saj,Donald Veshajn, gjatë natës finale, duke i shkuar brenda shtëpisë së famshme të Big Brother Albania. Madje Donaldi nuk e priste këtë vizitë aq sa i ka thënë Triksës: “Ç’ne që erdhe?”.