Moderatorja shqiptare, Ori Nebijaj i ka habitur të gjithë me postimin e disa ditëve më më parë që ndau në rrjetin social ‘Instagram’. Me anë të një shkrimi në ‘Instastory’ ajo shprehu ‘mllefin’ lidhur me emisionet e ditës së diel, duke treguar mendimin e saj për moderatoret.
“Pu pu pu. E diela në shtëpi përfundimisht një torturë për sytë nëse bën ‘zapping’ në televizor. Ca emisione shtërpë dhe tallava e ca shkarravina që bëjnë si moderatore, por që shkaktojnë dhimbje sysh dhe veshësh. Ndjesë për mllefin e sinqertë, por i ka jeta dhe këto”, ka shkruar Ori krahas fotografisë.
Kjo shkaktoi reagime të shumta në rrjet, pasi nuk dihet se kujt ju drejtua Nebijaj me këto fjalë fyese. Ndërkohë ajo vetë ka treguar se nuk është penduar aspak dhe nuk i tërheq pas fjalët e shkruara më herët.
“Nuk e tërheq mbrapsht çfarë thashë. Nëse e thashë atë, qëndron”, shkruhet në postimin e fundit të Orit në ‘Instagram’, shkëputur nga seriali ‘Peacky Blinders’.