Një burrë në Kinë ka shitur foshnjën për 19 mijë euro një gruaje të cilën e ka njohur përmes internetit.
Ai mori këtë vendim pasi kishte mbetur pa punë për shkak të pandemisë të Covid-19 dhe nuk kishte kushtet e nevojshme ekonomike për ta mbajtur.
Burri në fjalë është një emigrant i cili ka dhe dy fëmijë të tjerë njëri 7 dhe tjetri 2 vjeç.
Pasi u kap nga policia emigranti i ka thënë atyre se ishte duke u përballur me probleme të mëdha financiare dhe nuk kishte mundësi që ta mbante.
Ai dhe bashkëshortja e tij pasi mbetën të dy pa punë menduan se shitja e fëmijës do t’i sjellë para për të mbetur gjallë.
Ata rrezikohen të dënohen me 10 vite heqje lirie për shkak të tregtisë me fëmijë, kurse në disa raste dënohen edhe me burgim të përjetshëm e madje edhe me dënim me vdekje