Edhe televizioni Albanian Screen këtë fundvit ka rezervuar një program festiv për teleshikuesit. Shine është formati më i ri talent show që do të fillojë transmetimin këtë të enjte premierë në AS. Formati i cili ka në qendër promovimin e artistëve të rinj do të drejtohet nga këngëtari Ardit Cuni që do të mirëpres këngëtarë të rinj dhe të pak të njohur të skenës muzikore shqiptare që do të provojnë talentin e tyre në të kënduar me interpretime live në versionin akustik. Formati është koncepruar si një show ku nuk do të mungojnë të ftuarit Vip si dhe lojra të ndryshme. E ftuara e parë që do të inagurojë spektaklin do të jetë këngëtarja Ronela Hajati, e cila do të ndez skenën me performancën e saj shpërthyese. I gjithë ky investiment do zhvillohet në një skenë të kuruar në detaje që i afrohet skenografive perëndimore.
Nga kjo e enjte në orën 20:45, si dhe në datë 31 dhjetor me show-n special që do të zgjasë rreth 3 orë ku do të jenë të ftuar këngëtarë shumë të njohur te muzikës shqiptare.