Pas mbylljes së sezonit të tij në fillim të muajit Korrik, “Shine” do të ketë një sezon të ri, kështu shprehet Ardit Cuni, moderatori i këtij emisioni.
“Shine” transmetohej më parë në Albanian Screen, por ky televizion para disa javësh mbylli përfundimisht transmetimet e veta, për arsye financiare.
Ardit Cuni i kontaktuar nga Info Media Albania shprehet se emision rinor do të transmetohet në një televizion tjetër duke e lënë atë ende me pikëpyetje, të cilën do ta zbuloj së shpejti.
“Shine” është emisioni i parë në Shqipëri 100 % akustik, ku me ndërthurjen e performancave live, të ftuarve VIP dhe lojrave të ndryshme krijon një atmosferë mjaft të bukur dhe tërheqëse për shikuesin, sidomos për të rinjtë.
IMA / J. Kasaj