Edhe pse sipas të dhënave të matësve televiziv, në premierën e parë të Dua të të bëj të Lumtur me Arbana Osmanin, nuk arriti të merrte shikueshmërinë e duhur duke u kategorizuar si i treti program më i shikuar të shtunën e kaluar, këtë herë mesa duket Top Channel ka marrë shikueshmëri të kënaqshme, duke kaluar rivalin e tij kryesor TV Klan.
Në bazë të të dhënave të Google, sipas IMAlbania.com, “Dua të të bëj të lumtur”, është programi që shqiptarët kanë patur më tepër interes në bazë të numrit të kërkimeve në motorin gjigand të kërkimit, ku kulmi ka qene ne oren 23.00
Në renditje numerike, “Dua të të Bëj të Lumtur” ka zënë pozicionin e parë këtë të Shtunë, vendi i dytë Televizioni Klan me “Xing me Ermalin” dhe vendi i tretë i është rezervuar “AlPazar”, ne harkun kohor 21.00 – 23.00
Copyright IMAlbania.com
KUJDES! Raporti i mësipërm nuk është një rezultat i shikueshmërisë televizive, por interesi i shikuesve në web.